BUZËQESHJE

Pastrim i shkujdesur apo rrethor?

Me një furçë dhëmbësh CURAPROX CS 5460 e pozicionuar gjithmonë në një kënd : pozicionimi i saktë është po aq i rëndësishëm sa teknika e pastrimit .

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Me një furçë dhëmbësh CURAPROX CS 5460 e pozicionuar  gjithmonë në një kënd : pozicionimi i saktë është po aq i rëndësishëm  sa teknika e pastrimit .

Edhe doreza është e ndryshme: Furçja CURAPROX CS 5460 ultra soft ka një mbajtëse në formë hekzagonale . Kjo e bën të lehtë për të mbajtur furçën e dhëmbëve saktë për pastrim , në një kënd afërsisht 45-shkallë , gjysmën në gengive dhe gjysmën në dhëmb .

Gjithmonë në një kënd : ky pozicion themelor ju ndihmon për të pastruar dhëmbët dhe vijën e dhëmbëve me efektivitet dhe një furçë CS 5460 ultra e butë e bën pastrimin vërtet të lehtë për ju

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Teknika te ndryshme pastrimi

Teknika te ndryshme pastrimi

Për kujdesin dentar njihen teknika të ndryshme pastrimi. Duke përdorur metodën "e kuqe - bardhë" ose ndryshe levizje te shkurtra ferkuese nga gengiva ( e kuqe ) drejt dhëmbit (e bardhë) , pllaka bakteriale hiqet në mënyrë efikase nga dhëmbët . Nëse perdoret teknika Bass e pastrimit te dhëmbëve nevojiten levizje pastrimi te shkurtra vibruese . Metoda SJB përshkruan drejtimin e duhur te pastrimit: S-sipërfaqja kafshuese ,J - jashtë , B- brënda .

E vetmja gjë te cilen të gjitha këto metoda kanë të përbashkët eshte mbajtja e furçës në një kënd 45 -shkallë . Kjo mbajtje e përthyer është veçanërisht vendimtare për kujdesin e butë ndaj vijës gengivale ( sulcus ) . Zona midis dhëmbit dhe gengives është zona ku akumulohet menjëherë pllaka . Fijet e furçës pastrojnë vijën gengivale më efektivisht me levizje të buta dhe rrethore.

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Sistematike

Sistematike

Çfarëdo që të zgjidhni:fërkimi i ashpër nuk është mënyra e duhur dhe dëmton mishrat, duke ekspozuar qafën e dhëmbëve .
Pra mos ushtroni presion kur lani dhëmbët tuaj dhe gjithmonë përdorni të njëjtën rutinë , duke mbajtur furçën në kënd . Jo vetëm mbajtësja gjashtëkëndore e furçës CS 5460 ultra soft është e dobishme , por edhe koka e saj kompakte: e përdorur në një kënd të pjerrët , furçja e dhëmbëve mund të pastroje lehtësisht molarët e mbrapëm si dhe zonën brënda dhëmbëve të përparmë .
Fillimisht është pak e vështirë te kujtohen të gjitha këto pika.Për këtë arsye nevojiten kontrolle të rregullta me një profesionist dentar për të parë progresin.

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Kerceni!

Kerceni!

Për të kapur ritmin pse nuk e provoni këtë: vendosni ne sfond muzikë tërheqese dhe lëreni trupin tuaj të lëvizë nën ritmin e saj. Rrotulloni belin sipas muzikës.Lejojeni muziken t’ju kontrollojë dhe do të vëreni se edhe me një ritëm të shpejtë lëvizja do të vazhdojë të jetë e butë , madje edhe e zhdërvjellët .

Kjo është mënyra se si funksionon kur pastrimi bëhet me një CS 5460 ultra soft .

xs
sm
md
lg