Përmbledhje
Pasta Dhëmbësh

Enzycal 1450
Shije e freskët . Përqëndrim i lartë i florurit të natriumit: 1,450 ppm.E përshtatëshme për fëmijët nga mosha 12 vjeç. Mbrojtje dyfishe kundrejt kariesti falë florurit të natriumit dhe sistemit te laktoperoksidazës. RDA 60: abrazivitet i moderuar . Ashtu si të gjitha pastat Enzycal: sistemi I laktoperoksidazës rrit efektin antibakterial, antifungal dhe anti viral të salives.Formulë pa SLS: e lehtë në mukozën orale , mbron nga irritimet-ndihmon në luftimin e ulçerave të gojës. E prodhuar në Zvicër

Enzycal 950
Shije e hollë. Përqëndrimi i Florurit të natriumit është lehtësisht i reduktuar: 950 ppm. Për të gjithë familjen; nga mosha 6 vjeç e sipër; përdorni vetem një sasi të vogël sa një bizele për fëmijët e vegjël.Mbrojtje dyfishe kundrejt kariesit falë florurit të natriumit dhe sistemit të laktoperoskidazës. RDA 30: tepër delikate në zmaltin e dhëmbëve.Njësoj si tek të gjitha pastat Enzycal: sistemi i laktoperoksidazës përforcon efektet antibakteriale, antimykotike dhe antivirale të salivës.Formulë pa SLS: delikate në mukozën orale dhe mbron kundrejt irritimeve-madje ndihmon në parandalimin e ulçerave të gojes.E krijuar në Zvicër.
- image
- image

Enzycal Zero
Pa fluor: për pastruesit profesionistë të dhëmbëve.pa vajra mentesh :e përshtatëshme për t'u perdorur gjatë trajtimeve homeopatike.RDA 60: abrasivitet i moderuar.Ashtu si të gjitha pastat Enzycal: sistemi i laktoperoksidazës rrit efektin antibakterial, antifungal dhe anti viral të salives.Formulë pa SLS: e lehtë në mukozën orale , mbron nga irritimet-ndihmon në luftimin e ulçerave të gojës. E prodhuar në Zvicër
- image

Black Is White
Shije limoni ! Pasta zbardhuese “Black Is White” largon ngjyrosjen duke përdorur karbonin e aktivizuar pa gërryer apo pa i hequr ngjyrën dhëmbit.1’450 ppm fluor.Sistem enzimatik. 1’450 ppm hydroxylapatite. Filtër fizik blu: ndjesi freskie teksa lan dhëmbët. Pa SLS. Pa triklosan.Pa agjentë zbardhues.Përdoreni si pastë të zakonshme. RDA ~ 50. E prodhuar në Zvicër.
- image
- image

White Is Black
Shije tepër e butë. Pasta zbardhuese “Black Is White” largon ngjyrosjen duke përdorur karbonin e aktivizuar pa gërryer apo pa i hequr ngjyrën dhëmbit.1’450 ppm fluor.Sistem enzimatik. Hydroxylapatite. Filtër fizik blu: ndjesi freskie teksa lan dhëmbët. Pa SLS. Pa triklosan.Pa agjentë zbardhues.Përdoreni si pastë të zakonshme. RDA ~ 50. E prodhuar në Zvicër.
- image

Pasta Dhëmbësh
CURAPROX pasta-dhëmbësh
Pasta me fjalën që tingëllon si e huaj: sistemi i laktoperoksidazës përforcon funksionin mbrojtës natyral.Pa SLS krijohen më pak irritime si ulçerat e gojës.
Pastë me shije të lehtë, shëndët oral i fortë
Nga cfarë duhet të përbëhet një pastë?Cfare ka aktualisht në pastat e dhëmbëve? A janë të gjithë përbërësit të nevojshëm dhe të shëndetshëm?I bëmë vetes këto pyetje kur vendosëm t’i bënim nje shtesë llogjike gamës sonë të furçave ndërdhëmbore dhe manuale:një pastë dhëmbësh. Kjo pastë duhej të ishtë njësoj si produktet e tjera tonat: e këndëshmë dhe mbi të gjitha me një avantazh genuin pa qënë e dëmshme.Shumë pasta në treg jo vetëm që shkaktojnë gërryerje të dhëmbit dhe irritojnë gojën, por gjithashtu rezultojnë në ulçeracione të gojës.Skuadra jonë e kërkimit dhe zhvillimit erdhi me zgjidhjen e duhur: PASTAT CURAPROX ENZYCAL

Tashmë butësia është vërtët e fortë: pastron pa shkaktuar dëmtime dhe përforëcon nëpërmjët enzimave
Cdo gjë që mund të konsiderohet e dëmshmë është eleminuar.Në vënd të tyre,pastat Enzycal përforcojnë funksionin mbrotjës të salivës dhe nuk përmbajnë substanca agresive.Agjenti shkumues agresiv Lauril Sulfati i Natriumit,SLS, gjëndet në shumicën e pastave në treg,gjithsesi në pastën Enzycal është zëvendësuar me një agjent shkumues neutral.Ne reduktuam edhe vajrat esencialë si mentoli në nivele minimale dhe me Enzycal Zero i kemi thënë të gjitha.Edhe RDA është e ulët.Në vënd të substancave dëmtuese ,pastat Enzycal përmbajnë sistemin e laktoperoksidazës me tre enzima të cilat janë prezente në salivë-ky fluid magjik ne higjenën orale i cili madje mund të riparojë smaltin dentar.Saliva përforcohet ne funksionin e saj mbrojtës dhe riparues nga sistemi i laktoperoksidazës i cili parandalon tharjen e gojës.Pastat Enzycal sigurojnë dhëmbë,gengiva dhe gojë të shëndetshe dhe kanë shije të lehtë dhe të butë – duke e bërë atë një pastë aq të butë sa mund të luftojë edhe ulçerat e gojës.

Mukoza orale e urren SLS
Lauril sulfati I natriumit (SLS) sulmon qelizat e gojës.Kjo çon në irritime dhe dëmtime të cilat favorizojnë formimin e plagëve të dhimbshme dhe ulçera të gojës.Pamvarsisht kësaj SLS përdoret si një agjent shkumues në të gjitha pastat.

Sa i dëmshëm është SLS për shëndetin?
Ekziston mundësia që SLS të depërtojë në organizëm nëpërmjet gojës.Nëse SLS është i dëmshëm për shëndetin mbetet një cështje për tu qartësuar pasi ende nuk është provuar .Ajo që e bën të habitshme situatën është fakti që nje substancë e cila përdoret në detergjentët që pastrojnë shtëpinë dhe në industri për të pastruar dyshemenë e njollosur nga vaji ,gjëndet pothuajse në të gjitha pastat e dhëmbëve
Enzycal është pa SLS, çka do të thotë që shkakton më pak ulçera.Nuk përmban asnjë substancë që mund të depërtojë në organizëm dhe të shkaktojë dëmtime.Për ta përmbledhur:Pasta Encycal garanton përkujdesje natyrale që zgjat
Ideale për furçat elektrike
Pa SLS, Enzycal nuk shkumon aq shumë sa pastat e tjera. Në fillim, kjo mund të jetë e parëhatshme por është e thjeshtë të mësohesh.Ka edhe një avantazh tjetër: reduktimi i shkumës rrit efektin hidrodinamik të një furçejë elektrike si Curaprox Hydrosonic.

Sistemi i laktoperoksidazës përforcon mbrojtjen natyrale të salivës
Enzimat në pastën Enzycal me sistemin e tyre të laktoperoksidazës përforcojnë mbrojtjën natyrale të salivës në një mënyrë natyrale:këto enzima janë prezente në salivë.Roli i tyre është të sabilizojnë dhe përforcojnë funksionin antibakterial dhe rimineralizues të salivës .
Saliva është shumë e rëndësishme për higjenën orale.Falë enzimave dhe mineraleve të saj,saliva mbron dhëmbët,gengivat ,gjuhën dhe mukozën orale nga pllaka bakteriale dhe bakteret. Saliva neutralizon pH në kavitetin oral,lufton bakteret e dëmshme (duke përfshirë edhe viruset dhe myqet)dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve të gojës.
Enzimat dhe mineralet si fluoride sigurojnë mbrojtje të dhëmbeve ndaj kariesit dhe mbrojtje të gengivave ndaj inflamacionit.Si rezultat i kësaj parandalohet periodontiti.

Si funksionojnë këto enzima?
Enzima amiloglukozidazë shkatëron glukanet (shëmbull:amidonin i cili gjwndet në pllakën bakteriale).Kjo enzimë gjithashtu përforcon efektin e laktoperoksidanzës në salivë.Formohen jone të hipotiocianitit nga reaksioni mes joneve të tiocianatit dhe peroksidit të hidrogjenit. Këto jone kanë veti bakteriostatike të jashtëzakonshme. Falë 3 enzimave që gjënden në pastën Enzycal,ky system laktoperoksidaze përforcohet dhe rritja bakteriale frenohet në mënyrë natyrale.
Enzima 1 = Amiloglukozidaza: Përndryshon poliglukanet(matriksin e pllakës bakteriale) në glukozë.
Enzima 2 = Glukoksidaza : Ndryshon glukozën në glukonat duke konkuruar me bakteriet pllakë formuese.Në këtë mënyrë ulet përhapja bakteriale.
Enzima 3 = Laktoperoksidaza me tiocianatin: H2O2 I formuar nga shndërrimi I glukozës vepron me tiocianatin për të formuar hipotiocianatin, një substancë me veti antibakteriale natyrale e cila gjëndet në salivëMe florur natriumi
Fluori përforcon smaltin duke e bërë rezistent ndaj acideve.Gjatë këtij procesi ,fluori remineralizon smaltin e dekalçifikuar. Fluori kufizon rritjen e baktereve pllakë-formuese dhe në këtë mënyrë parandalon kariesin
Floruri i natriumit është përbërja më fluor më e thjështë nga të gjitha.Kjo thjeshtësi ka një avantazh të rëndësishëm: do të thotë që jonet e florurit të natriumit janë lehtësisht të disponueshëm për smaltin e dhëmbëve
Një tjetër arsye për florurin e natriumit
Në kontrast me florurin e natriumit-floruri i amoniumit krijon një ambient lehtësisht acid për kavitetin oral dhe kjo mund që në raste të rralla të shkaktojë irritime të mëtëjshmë të mukozës orale.
Për më tëpër floruri i amoniumit krijohet nga hidrofluorimi i aminave me prejardhje nga yndrynat shtazore dhe ne e ndjemë që floruri i natriumit i krijuar natyralisht ishte më tërheqës.

Pastë dhëmbësh pa fluor?
Po,Enzycal është e disponueshme edhe si Enzycal Zero,pa fluoride. Kjo pastë dhëmbësh është e përshtatshmë për profesionistët e pastrimit të dhëmbëve apo për njerëzit të cilët nuk preferojnë fluorin.Meqënëse nuk përmban vajra menteje ,është përfekte për përdorim gjatë trajtimeve homeopatike.

Miqësore me zmaltin
Të gjitha pastat Enzycal janë më pak gërryese.Me një vlerë RDA 30 ,këto pasta pastrojnë tepër butësisht. Pastat me RDA 60 pastrojnë më fort por gjthsesi brënda limiteve të sigurisë.Pastat me RDA 90 dhe me sipër se kaq duhen evituar

Shije e lehtë dhe e këndshme
Pastat e dhëmbëve standarte kanë aromë të fortë- zakonisht kaq të fortë sa ndryshojnë shqisën e shijes. Shtesat me vajra esencialë me aroma të forta mund të çojnë në irritime të mukozës orale dhe të shkaktojnë ulçeracione të gojës.
Pastat Enzycal përmbajnë më pak vajra esencialë sesa pastat standarte.Përmbajnë mjaftueshëm sa për t’i dhënë një shije të freskët pastës pa ndikuar në shqisën e shijimit.
Enzycal Zero ka një shije ndryshe. Eshtë pa vajra menteje dhe e veçantë në aromë. Kjo e bën Enzycal Zero interesante për të mos thënë të domosdoshmë për pacientët që trajtohen me produkte homeopatike: mungesa e vajrave të mentes do të thotë që Enzycal Zero nuk do të ndikojë në trajtimin homeopatik .
Substancat esenciale mund të dëmtojnë mukozën orale.Shija e lehtë e pastave Enzycal është pika e fortë e tyre.