Furçja elektronike CURAPROX Hydrosonic

Hydrosonic toothbrush

Furçja elektronike CURAPROX Hydrosonic

Pastrimi  nuk ka qenë kurrë kaq i butë . Sidomos aty ku ka rëndësi : përgjatë vijës gengivale dhe në qoshet e fshehura . Edhe në mes të dhëmbëve .

Mjetet ndihmuese - Deri ne  42,000 goditje

Deri ne 42,000 goditje

Përdorimi i furçës se dhëmbëve CURAPROX Hydrosonic është një kënaqësi e vërtetë pasi ajo i shndërron dhëmbët të pastër . Kjo e bën Hydrosonic të sigurtë aq sa edhe një fëmijë mund ta përdore atë pa problem . Njerëzit të cilët mbajnë tela ose implante do të jenë veçanërisht të kënaqur pasi larja e dhëmbëve kurrë nuk ka qenë kaq e thjeshtë , e shpejtë dhe e plotë . Edhe njerëzit me gengiva të ndjeshme në fund mund të marrin frymë lirshëm pasi Hydrosonic inkurajon një përqasje profesionale për kujdesin dentar . Si pjesë e kitit Hydrosonic ju do të merrni edhe furcat ndërdhëmbore CPS prime dhe një mostër te pastës tonë Enzycal , të gjitha të paraqitura në një kuti dore per udhëtime. Furça e dhëmbëve Hydrosonic është fillimi i një epoke të re në shëndetin oral .

Mjetet ndihmuese - Historia e  Hydrosonic

Historia e Hydrosonic

« Siç ndodh shpesh , të gjitha filluan rastësisht : Në stacionin kryesor të Zyrihut , në mes te gjithë njerëzve të cilët nxitonin për të kapur trenin gjatë orës se pikut , takova profesor Ueli Saxer . Ai kishte kohë të ulej për një kafe dhe kështu që ne biseduam në restorantin " Au premier " në lidhje me mënyrën e duhur për të pastruar dhëmbët . Unë isha kurioz sepse Ueli Saxer kishte qenë i përfshirë thellësisht në temën e furcës elektronike të dhëmbëve .
Sigurisht une kisha një motiv te mëtejshëm . A është e mundur , e pyeta Ueli Saxer , për të bërë një furçë dhëmbësh elektronike më te mirë se të gjitha të tjerat në treg? Po , tha Ueli Saxer , duke përdorur koken e duhur te furçës .
Kështu që ja ku është – takimi yne zhvilloi kokën e furçës . Paçi fat në fillimin e një epokë të re në higjienën orale . »

Mjetet ndihmuese - Arsye të mira

Arsye të mira

Në përgjithësi furçat  e dhëmbëve manuale, nëse përdoren siç duhet, pastrojnë  njësoj  si furçat e dhëmbëve elektrike .Gjithsesi ka më shumë arsye për të përdorur CURAPROX Hydrosonic . Nuk ka rëndësi nëse kemi të bëjmë  me  rreshtime të  komplikuara të dhëmbeve ,tela  , implante , ura të vështira për t’u pastruar - me Hydrosonic  nuk ka gjë  të vështirë për t’u pastruar . Njerëzit të cilët  kanë vështirësi me aftësitë  motorike do të zbulojnë se larja me Hydrosonic është një ndihmë e madhe .

Mjetet ndihmuese - Ky është efekti hidrodinamik

Ky është efekti hidrodinamik

« Hidro » do të thotë « uje» ; « Dinamik » vjen nga greqishtja dhe do të thotë « forcë » ose « fuqi » . Në fakt , nuk janë vetëm fijet që bëjnë pastrimin por edhe përzierja e pështymës , ujit dhe pastës se  dhëmbëve , të cilat janë të gjitha në gojë kur lahen dhëmbët  . Fuqia e 32,000 rrotullimeve për minutë krijon trazira në ujin që ndodhet në gojë .Këto rrotullime krijojnë  aq shumë forcë sa ky lëng ne gojë e gjen rrugën e tij nëper hapësirat ndërdhëmbore , qoshet dhe xhepat periodontale ku larg on pllakën bakteriale dhe bakteret .Këto fije  që krijojnë  vorbull në këtë mënyrë  e detyrojne këtë lëng të të shkojë pikërisht aty ku  është me rëndësi dhe ku vetë fijet nuk mund të arrijnë . Kjo jo vetëm që  ka përfitime per  shëndetin e gojës por edhe shëndetin në përgjithësi : fakti se xhepat periodontalë pastrohen  në mënyrë të veçantë falë këtij efekti zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare : bakteret largohen nga xhepat periodontale dhe nuk hyjnë në qarkullimin e  gjakut .

Mjetet ndihmuese - E rekomanduar nga profesionistët e pavarur

E rekomanduar nga profesionistët e pavarur

Vetëm pak furca që  funksionojnë me valë akustike e kanë këtë efekt:efektin hidrodinamik.Shoqëria e pavarur  «Forca e veprimit hidrodinamik dhe sonik » rekomandon CURAPROX Hydrosonic si një nga pak furçat e dhëmbëve qe e kanë këtë efekt - dhe kështu pastron edhe aty ku fijet nuk mund të arrijnë : në hapësirat ndërdhëmbore dhe xhepat periodontalë  si dhe në qoshet e implanteve dhe  telave.

Mjetet ndihmuese - Pse eshte furcja Hydrosonic e ndryshme nga furcat e tjera qe funksionojne me vale akustike?

Pse eshte furcja Hydrosonic e ndryshme nga furcat e tjera qe funksionojne me vale akustike?

Ndoshta furçat elektrike me valë zanore  janë  mjeti më efikas dhe i përshtatshëm për të pastruar dhëmbët , por në treg ka një numër te konsiderueshëm të këtyre produkteve .Por cili prej tyre është për ju ? Një nga pjesët më të rëndësishme  të një furçeje dhëmbësh , manuale ose elektrike , është koka e saj dhe fijet e përdorura për ta prodhuar atë . Hydrosonic përdor filamente tepër të buta dhe të holla të quajtura CUREN®  të cilët bëjnë diferencën. 

Mjetet ndihmuese - Çfarë ofron furçja Hydrosonic?

Çfarë ofron furçja Hydrosonic?

Pastrimi me një furçë dhëmbësh manuale nuk është aq i lehtë nëse ju nuk dini teknikën e duhur , dhe kush mund të thote sinqerisht që e di se çfarë është kjo ? Shumë shpesh , larja manuale e dhëmbeve rezultaton në fërkimin e ashpër  dhe me shumë presion , duke shkaktuar dëme nga pastrimi i paefektshëm . Por CURAPROX Hydrosonic siguron që edhe dhëmbët edhe mishrat e dhëmbëve  të pastrohen në mënyrë  efikase dhe të butë .

Mjetet ndihmuese - Filamentet CUREN® :të butë dhe efektivë per profilaksi ideale

Filamentet CUREN® :të butë dhe efektivë per profilaksi ideale

Në fakt , shumica e fijeve që përdoren zakonisht në furçat elektrike kanë një diametër prej 0.2 mm.Ndërsa fijet CUREN® në një furçe elektrike Hydrosonic janë vetëm 0.152 mm në diametër . Kjo do të thotë se një fije e hollë CUREN® e bën të lehtë pastrimin në zonat veçanërisht kritike per tu pastruar si

• Vija gengivale
• Xhepat periodontale
• Midis dhëmbëve
• Plasaritjet e fshehura
• Zona rreth implanteve
• Telat dhe aparatet ortodontike

Në fakt , shumica e fijeve që përdoren zakonisht në furçat elektrike  kanë një diametër prej 0.2 mm.Ndërsa fijet  CUREN® në një furçe elektrike  Hydrosonic janë vetëm 0.152 mm në diametër . Kjo do të thotë se një fije e hollë CUREN® e bën të lehtë  pastrimin  në zonat veçanërisht kritike per tu pastruar si

  • Vija gengivale
  • Xhepat periodontale
  • Midis dhëmbëve
  • Plasaritjet e fshehura
  • Zona rreth implanteve
  • Telat dhe aparatet ortodontike 

Mjetet ndihmuese - Zgjedhja është e juaja , e ndjeshme ose e fortë : furçja zëvendësuese Hydrosonic ...

Zgjedhja është e juaja , e ndjeshme ose e fortë : furçja zëvendësuese Hydrosonic ...

Çdo paketë Hydrosonic përmban një kokë furçeje të ndjeshme dhe një të fortë . Furçja CHS 200 e ndjeshme është ideale për ata qe e përdorin fillimisht furçën Hydrosonic: veçanërisht e butë dhe efektive por me performancë të jashtëzakonshme pastrimi. Furçja CHS 300 e fortë ofron performancë të lartë për përdoruesit profesionistë te furçës se dhëmbëve : kjo kokë e furçeje e fortë pastron në nivel maksimal duke ruajtur butësinë dhe efikasitetin maksimal.

Mjetet ndihmuese - Motor i fuqishëm me 3 forma pastrimi

Motor i fuqishëm me 3 forma pastrimi

Hydrosonic ofron deri në 42.000 goditje për minutë dhe motori i fuqishëm lejon tre mënyra të pastrimit : « intensiv » është ideal për largimin e duhur të biofilmit bakterial . « Soft » pastron dhëmbët dhe mishrat e ndjeshme butësisht dhe në mënyrë të sigurtë dhe « Massage » për masazhimin e mishrave apo thjesht për tʾu mësuar me këtë mënyrë të re të larjes se dhëmbëve

Mjetet ndihmuese - Mbajtëse ergonomike me kënd 45 - gradë

Mbajtëse ergonomike me kënd 45 - gradë

 Kur lan dhëmbët është me rëndësi që edhe vija e gengivave të pastrohet mirë , por në shumicën e rasteve kjo nuk arrihet si duhet sepse mbajtja e furçës në këndin e duhur shpesh është e vështirë . Hydrosonic e bën këtë të lehtë pasi ajo ka disa hapësira mbi dorezën e saj që sigurojnë këndin e duhur me të cilin furçja vendoset mbi dhëmbët dhe mishrat.Keshtu mund te arrihen rezultate maksimale

Mjetet ndihmuese - Ideale për fëmijët mbi katër vjeç dhe adoleshentët

Ideale për fëmijët mbi katër vjeç dhe adoleshentët

CURAPROX Hydrosonic rekomandohet edhe për dhëmbët e rinj duke siguruar pastrim efektiv që nga fillimi . Në vitet e para aftësitë motorike të fëmijëve ende nuk janë zhvilluar plotësisht dhe larja me një furçë dhëmbësh manuale shpesh lë shumë zona të paprekura . Në sajë të teknologjisë se valeve zanore dhe filamenteve CUREN®, fëmijët mund të arrijnë sukses shumë më të madh pastrimi. Përvoja ka treguar se fëmijët i lajne dhëmbët për një kohë më të gjatë dhe janë të lumtur me përvojën e tyre larëse me një furçë dhëmbësh Hydrosonic , krahasuar me thjesht fërkimin e ashpër me një furçë dhëmbësh manuale.

Mjetet ndihmuese - Për implantet dhe telat

Për implantet dhe telat

 Në mënyrë të veçantë , mbajtësit e implantet ose telave përfitojnë nga performanca pastruese e Hydrosonic pasi duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë higjienës e tyre orale.Ka shume plasaritje ekstra qe kane nevoje per pastrim te kujdesshem  dhe Hydrosonic është ideale për këtë:ajo ka akses ne zonat  kritike dhe I pastron ato butësisht dhe me kujde. Në vend të vijave te merzitjes  për shkak të mungesës së shëndetit oral , njerëzit kanë një buzëqeshje kënaqësie në fytyrë shaku i te ciles jane dhëmbët e paster , implantet dhe telave.

Mjetet ndihmuese - Bashke me  Hydrosonic: edhe furcat nderdhembore CPS prime

Bashke me Hydrosonic: edhe furcat nderdhembore CPS prime

 Pavarësisht se sa mirë ju lajni dhëmbët tuaj apo çfarë premton media , vetëm larja nuk është e mjaftueshme. Kushdo që dëshiron të sigurohet që hapësirat ndërmjet dhëmbëve te jenë gjithashtu të pastra dhe të shëndetëshme do të jetë i kënaqur nga linja e furçave ndërdhëmbore Curaprox CPS prime . Këto furça te vogla janë kaq të buta dhe efektive sa pastrimi ndërdhëmbor do të jetë një kënaqësi e vërtetë . Në krahasim me fillin dentar jane më e lehta për t'u përdorur dhe pastrojnç edhe të çarat e vogla në mes të dhëmbëve

Mjetet ndihmuese - … dhe pasta e dhembeve CURAPROX enzycal

… dhe pasta e dhembeve CURAPROX enzycal

Pasta e dhëmbëve Enzycal është një pastë dhëmbësh veçanërisht e butë në dhëmbë, mishrat dhe mukozën orale . Njerëzit të cilët dëshirojnë të shmangin përbërësit irritues qe ndodhen në pastat e dhëmbëve do te zbulojne se enzycal është zgjedhja e përkryer per ta dhe nuk do te vërejnë asnjë ulçer në gojë .

Mjetet ndihmuese - Miqesore me furcen Sonic

Miqesore me furcen Sonic

Përveç kësaj pasta e dhëmbëve Enzycal nuk shkumon aq sa pastat e tjera duke e bërë atë një partnere ideale për furçën tone të dhëmbëve Hydrosonic . Valët e zërit nuk pengohen nga shkuma , por përhapen te papenguara . Kjo është menyra se si furça e dhëmbëve Hydrosonic mund të tregojë benefitet e saj : në sajë të valëve te zërit , ajo pastron gjithashtu aty ku filamentet e tjera nuk mund të arrijnë .

xs
sm
md
lg