CURAPROX furça ndërdhëmbore

Furça ndërdhëmbore

CURAPROX furça ndërdhëmbore

Hapësirat ndërdhëmbore përbëjnë 30% të sipërfaqes që duhet pastruar –në këtë përqindje duhet shtuar edhe vija ndarëse mes gengivës dhe dhëmbit.Të mos pastrosh këtë zonë është më risk të lartë për shëndetin. Vetëm filli dentar ofron ndihmë të limituar për arsye anatomike.Për të plotësuar pastrimin dhe për ta bërë më efikas nevojiten furcat ndërdhëmbore. 

E thjeshtë : Brënda. Jashtë. U krye.

Mbulon të gjithë sipërfaqen ndërdhëmbore duke e pastruar me efikasitet dhe butësi: Furça ndërdhëmbore CURAPROX  pastron të gjitha hapësirat kritike ndërdhëmbore me efikasitet pa i dëmtuar:nga vija konkave e gengivës deri ne pikën e kontaktit me koronën e dhëmbit. Edhe hapësirat më të vogla ndërdhëmbore trajtohen pa rrezik dëmtimi –falë  CURAL®,telit kirurgjikal ultra të hollë dhe super të forte i cili e bën pastrimin efikas me një lëvizje të vetme:në fillim nga brënda dhe pastaj jashtë.Përfundoi  

Mjetet ndihmuese - Në fillim nga brënda pastaj jashtë-Me kaq përfundon

Në fillim nga brënda pastaj jashtë-Me kaq përfundon

CPS prime –Furçat e vogla më të holla në treg me një rezistëncë të pakrahasueshme.  CPS 06 prime është furçja ndërdhëmbore më e vogël nga të gjitha dhe mund të përshtatet në çfarëdolloj hapësirë të ngushtë. Sistemi klik do të thotë që mbajtësit personalë të preferuar mund të përdoren për parandlimin e thjeshtë dhe efikas të kariesti anash dhëmbit, gengivitit dhe periodontitit.Cilësia e CPS prime e bën një lëvizjë të vetme të mjaftueshmë pëer të pastruar dhëmbin:në fillim brënda dhe pastaj jashtë.Përfundoi .

Mjetet ndihmuese - Fije ultra të holla me efekt çadër

Fije ultra të holla me efekt çadër

Fijet e holla arrijnë të gjitha sipërfaqet kritike mes dhëmbëve dhe kanë  rezistencë të jashtëzakonshme.Ato zgjerohen për tu përhapur në të gjithë hapësirën mes dhëmbëve duke pastruar me efikasitet dhe butësi falë efektit çadër 

Mjetet ndihmuese - Tel  kirurgjikal i patentuar për hapësirat më të vogla

Tel kirurgjikal i patentuar për hapësirat më të vogla

Patentë e  CURAPROX: teli kirurgjikal CURAL® është ekstremisht i hollë dhe i fortë-duke garantuar cilësi të lartë,efikasitet maksimal dhe rezistencë të pakrahasueshme të gamës u CURAPROX CPS prime. CURAL® është pa nikel ,çka e bën të përshtatshëm për pacientët alergjikë .

Dizenjimi konik i kokës parandalon dëmtimin dhe thyerjen e parakohëshme të furçës dhe gjithashtu zgjat kohën e përdorimit . 

Mjetet ndihmuese - Sistemi klik për të gjitha mbajtëset

Sistemi klik për të gjitha mbajtëset

Për ta bërë pastrimin ndërdhëmbor të këndshëm dhe të thjeshtë me CPS prime 

Mjetet ndihmuese - E disponueshme në 5 dimensione

E disponueshme në 5 dimensione

CPS prime është e disponueshme në 5 dimensione.Pyesni stomatologun tuaj për madhësinë e duhur për ju  

Mjetet ndihmuese - Përdorimi

Përdorimi

Gjetja e madhësisë së duhur të furçës ndërdhëmbore bëhët më mirë nga një profesionist dentar. Përdorni furçën tuaj CPS prime përpara ose pas pastrimit të dhëmbëve në mbrëmje-në fillim brënda dhe pastaj jashtë sërish.Përfundoi .

Është vërtët një gjest i vetëm-në fillim brënda pastaj jashtë

Mjetet ndihmuese - Si përcaktojnë dimensionin e duhur të furçës  profesionistët dentarë?

Si përcaktojnë dimensionin e duhur të furçës profesionistët dentarë?

Është e thjeshtë të përcaktosh furçën e përshtatëshme ndërdhëmbore në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë : dentisti juaj mat hapësirën ndërdhëmbore nëpërmjet një sonde të patentuar IAP. Ai/Ajo do t’ju tregojë se çfarë lloj furçeje të përdorni dhe në zonën ku duhet ta përdorni duke ju pajisuar me tabelën individuale CURAPROX IAC.

  • Kodimi nëpërmjet ngjyrës :Ngjyra që duket pasi keni vendosur sondën IAC tregon madhësinë e furçës ndërdhëmbore CPS prime e cila i përshtatet hapësirës në të cilën keni përdorur sondën .
  • Sistemi Click : sonda IAP mund të përdoret me të gjithë mbajtësit.

Mjetet ndihmuese - Mbushja e hapësirës –kjo është vendimtare

Mbushja e hapësirës –kjo është vendimtare

Matja është shumë e rëndësishme –dhe baza për suksesin :një furçë ndërdhëmbore do të pastrojë njëkohësisht sipërfaqet konkave, vijën gengivale  dhe zonën problematike poshtë pikës së kontaktit ndëse ajo mbulon  hapësirën ndërdhëmbore si duhet . 

Mjetet ndihmuese - Furçat ndërdhëmbore në praktikën dentare: CRA prime

Furçat ndërdhëmbore në praktikën dentare: CRA prime

Furçat ndërdhëmbore për mbajtësen me shpejtësi të ulët- kursejnë kohën, të thjeshta dhe pastrojnë në thëllësi :CRA prime mund të përdoret me ose pa rrotullim, me pastën profilaktike ,ujin,dritën.CRA prime pastron vijën gengivale dhe sipërfaqet konkave duke përfshirë edhe zonën poshtë pikës së kontaktit –me ose pa rrotullim ,ngadalë dhe butësisht.Ky është pastrimi ideal ndërdhëmbor,i shpejtë dhe i këndshëm..

  • E shpejtë : kursen kohë deri në  15%
  • E leverdishme :E këndëshme për pacientët-e thjeshtë për ju 
  • E saktë :Për pastrim profesional, edhe në zonat më të ngushta 

Nuk mund të vendoset në autoklavë .Stabiliteti rritet duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës (200-400 rrotullime).

Mjetet ndihmuese - Sfondi: larmishmëri sistematik

Sfondi: larmishmëri sistematik

Furcat ndërdhëmbore ultrafine  CRA prime  për mbajtësen e dorës thjeshtësojnë dhe përmirësojnë mënyrën së si punojnë profesionistët dentarë. Gjithëpërdorimshe: me anë të dritës, spray ,me apo pa rrotullim-me ose pa pastën pastruese.E shpejtë,e leverdisshme dhe e pagabueshme-thjesht vendoseni tek mbajtësja me shpejtësi të ulët. 

Mjetet ndihmuese - E disponueshme në dimensionet  CPS prime dhe CPS regular

E disponueshme në dimensionet CPS prime dhe CPS regular

Falë kodimit të ngjyrës ,profesionistët dentarë mund tú japin pacientëve madhësinë e duhur të furçës ndërdhëmbore . 

Mjetet ndihmuese - Për ekspertët dentarë :Sistemi

Për ekspertët dentarë :Sistemi

Të punosh sistematikisht jo vetëm që kursen kohë por gjithashtu tregon profesionalizëm maksimal.

  1. Si fillim duhet të përcaktoni hapësirën ndërdhëmbore të pacientëve  tuaj duke përdorur sondën  IAP dhe më pas të përzgjidhni furcën ndërdhëmborë korresponduese CRA prime
  2. Një  CRA prime vendoset në mbajtësen me shpejtësi të ulët. Duke përdorur rrotullime të ngadalta apo asnjë rrotullim ,ju mund të pastroni hapësirat ndërdhëmbore .Nëpërmjet furcës ndërdhëmbore mund të aplikoni pastën apo xhelin parodontal  CURASEPT ADS® 1% .
  3. Falë kodimit të ngjyrës dhe një tabele IAC, ju mund t’i këshilloni pacientëve tuaj furcën e duhur CPS prime për përkujdesje ndërdhëmbore efikase në kushte shtëpie.

Mjetet ndihmuese - Furça të vogla speciale : CPS strong  implant & CPS soft implant

Furça të vogla speciale : CPS strong implant & CPS soft implant

Pas trajtimeve periodontale dhe implanteve ,hapësirat zgjerohen më shumë se zakonisht.Me fijet e saj të gjata dhe te holla një furcë CPS soft implant  përshtatet më së miri pastrimit delikat të hapësirave te mëdha. Versioni më i fortë, CPS strong & implant  është ideal për përkujdesje cpeciale e cila nevojitet në rasti e implanteve dhe urave. E përkulur në formë ,kjo furcë është kryesisht efikase gjatë kohës së ushtrimit të presionit anësor.

  • Fije të gjata dhe të holla me efekt çadër
  • Mbështjellje plastike
  • Rezistëncë e lartë
  • Sistemi Click

 

Mjetet ndihmuese - Fije të gjata me efekt çadër

Fije të gjata me efekt çadër

Fijet arrijnë të gjitha sipërfaqet kritike ndërmjet dhëmbëve dhe kanë rezistëncë të lartë.Ato zgjerohen për të mbushur hapësirat ndërmjet dhëmbëve duke I pastruar në mënyrë efikase falë efektit çadër

Mjetet ndihmuese - Me mbështjellje plastike

Me mbështjellje plastike

Ϛelësi se si furcat për implante mbrojnë sipërfaqet e ndjeshme  të  titaniumit .

Dizenjimi konik i telit të hollë parandalon dëmtimin e parakohshëm dhe zgjat jetën e përdorimit të furçës.

Furςat e implanteve u përshtaten një numri të madh mbajtësesh ,duke e bërë pastrimin ndërdhëmbor të thjeshtë dhe të këndshëm.

Mjetet ndihmuese - Mbajtësja juaj personale

Mbajtësja juaj personale

Ϛdo furçë ndërdhëmbore i përshtatet  çfarëdolloj mbajtëseje CURAPROX, duke thjeshtësuar gjetjen e një mbajtëseje të preferuar për ju:të përthyer apo të drejtë,me click apo rrotullim, plastike,alumini apo celiku. Mbajtëset  e harkuara thjeshtësojnë pastrimin e dhëmbëve anësorë.

  • E thjeshtë për tu kontrolluar
  • Ideale për të gjitha furcat ndërdhëmbore CPS
  • Mund të ripërdoret për të gjitha furcat ndërdhëmbore CPS
  • Sistem click i patentuar ose kapje me anë të rrotullimit 

Mjetet ndihmuese - Pse kemi nevojë për furça ndërdhëmbore ?

Pse kemi nevojë për furça ndërdhëmbore ?

Sepse furcat normale mund të arrijnë vetëm 2/3 e sipërfaqes së dhëmbit.Furcat pastrojnë  pjesën e jashtëme ,të brëndëshme dhe pjesën e sipërme të dhëmbit.Po pjesa anësore e dhëmbit dhe gengiva mes dhëmbëve?Këto zona nuk mund të arrihen nga cfarëdolloj furceje dhe shpesh nuk arrihen as nga filli dentar.Kariesi i pjesës anësore të dhëmbit,inflamacioni dhe periodontiti mund të shaktohen dhe zhvillohen të fshehur derisa të bjerë komplet dhëmbi. Parandalimi i kësaj është i thjeshtë:dentistët rekomandojnë pastrimin e hapësirave ndërdhëmbore një herë në ditë, kryesisht në mbrëmje përpara larjes së dhëmbëve.Kjo largon pllakën bakteriale midis dhëmbëve.

Zona majtas: Zonat kritike janë të vështira për tu arritur jo vetëm nga furcat normale por edhe nga filli dentar.Filli dentar tërhiqet në zonat konkave të cilat duhen pastruar .Gjithsesi,filli dentar është i përshtatshëm për dhëmbët e parë.

Zona në mes : Furcat ndërdhëmbore me fije të shkurtra. Nuk mbushin dot hapësirën dhe si rrjedhoje dështojnë në rezultat. Inflamacioni i gengivave  vazhdon përkeqësohet dhe mund të shndërrohet në periodontit. Humbja e dhëmbit bëhet e paevitueshme

Zona djathtas : E duhur : Një furcë CPS prime mbush hapësirën mes dhëmbëve plotësisht duke larguar pllakën nga të gjitha zonat kritike dhe vija gengivale .Vepron me butësi dhe efektivitet me një lëvizjë të vetme pastrimi 

xs
sm
md
lg