CURAPROX furça manuale

Furça Manuale

CURAPROX furça manuale

Kjo është vija e mishërave të dhëmbëve,sulkusi. Të pastrosh këtë hendek do të thotë të largosh bakteret dhe të parandalosh inflamacionin.Në çfarë mënyre? Delikatësisht dhe butësisht duke përdorur furça të buta dhe me fije të holla.

Kujdesi ndaj vijës që ndan gengiven me koronën e dhëmbit

Që kur i kemi prezantuar, nuk u kemi ndryshuar asgjë furcave CS—Pse duhet ta bëjmë ketë?

Stomatologët dhe higjenistët dentarë i rekomandojnë me entuziazëm dhe bindje të plotë për cilësinë e tyrë,klientët tanë janë po aq entuziastë : Njëri prej tyre u shpreh: “Mendoj që gengivat e mia kanë rënë në dashuri”! Njerëz të cilët preferojnë dizenjime minimaliste janë të kënaqur nga furçat tona CS dhe ngjyrat e tyre më të shumta se të ylberit.Sekreti i furçave tona –për të rritur  apo fëmijë ,furça speciale apo CS-janë  fijet:furçat tona nuk përdorin fije najloni por fije të bëra nga CUREN®,të cilat janë të buta dhe të holla.

Mjetet ndihmuese - Armiku më i ashpër i pllakës bakteriale: butësia e fijeve CUREN®

Armiku më i ashpër i pllakës bakteriale: butësia e fijeve CUREN®

Përse furçat tona CS kanë një strukturë dhe dizenjim specific dhe përse janë aq të buta ,delikate dhe efektive?Pjesa më e rëndësishme e strukturës së një furçeje janë fijet e saj.Në CURAPROX, ndryshe nga kompanitë e tjera të furçave të dhëmbëve,ne nuk përdorim najlon për të prodhuar fijet e furçës,por fije të holla të përbëra prej CUREN®. CUREN® u lejon fijeve të bëhën shumë të holla duke siguruar mosdëmtimin e gengivave dhe ndjesinë e mirë kur lan dhëmbët me këto furça.

Mjetet ndihmuese - Pastrim efiçient falë strukturës kompakte të fijeve CUREN®

Pastrim efiçient falë strukturës kompakte të fijeve CUREN®

Për më tepër ne mund të vendosim shumë(vërtet shumë)nga këto fije në kokën e furçës. Në total në një furçë CS 5460 ultra soft janë 5,460 fije të holla me diametër 0.1 mm duke e bërë këtë furçë super të butë.Rezultati është një sipërfaqe pastruese e pakrahasueshme në kokën e furçës- duke mundësuar pastrimin e të gjitha pjesëve të gojës.

Mjetet ndihmuese - Krahasimi

Krahasimi

Një furçë standartë ka rreth -500-800 dhe mbase 1000 fije të vendosura në mënyrë të crregullt dhe jo uniforme ne kokën e furçës.Mijëra fijet CUREN®të vendosura kompaktësisht dhe uniformisht ne kokën e furces bëjnë diferencën.Ju mund të tregoni sa fije ndodhen ne furçat tona nëse e dhëna është CS 5460.Sa më I lartë të jetë shifra pas siglës CS aq është edhe numri I fijeve të vendosura në kokën e furces

Në furçat normale me 500-800 fije ,nje sasi e madhe e pllakës bakteriale mbetet ne dhemb. Frucja CURAPROX CS largon dhe shkatërron pllakën më plotësisht falë fijeve ekstremisht të dendura.

Mjetet ndihmuese - Kokë e vogël dhe kompakte

Kokë e vogël dhe kompakte

Në kavitetin oral ekzistojnë disa zona të cilat nuk janë të lehta për tu arritur nga furçat e zakonshme: shëmbull është zona mbrapa molarëve të sipërm ,po ashtu pjesa e brëndëshme e dhëmbëve të përparmë të sipërm dhe të poshtëm.Të gjitha furçat CURAPROX janë dizenjuar në mënyrë që jo vetëm të kenë akses në këto zona por edhe ti pastrojnë në mënyrë perfekte: kjo falë kokës së vogël dhe kompakte të furcës

Mjetet ndihmuese - Pozicionim i duhur i furçës falë mbajtëses oktagonale:gjysma e furçës në gengivë,gjysma në koronën e dhëmbit

Pozicionim i duhur i furçës falë mbajtëses oktagonale:gjysma e furçës në gengivë,gjysma në koronën e dhëmbit

Të gjitha këtyre karakteristikave u shtohet edhe mbajtësja oktagonale e cila ndihmon në pozicionimin e furçës së dhëmbëve në këndin e duhur,këndi i lehtë , gjysma në gingivë dhe gjysma në dhëmb, kështu jo vetëm dhëmbi por edhe vija e rëndësishme e gengivçs  pastrohet butësisht dhe me efikasitet.

Mjetet ndihmuese - Risi Globale:7,600 fije!

Risi Globale:7,600 fije!

Furçja CS smart është e vogël në strukturë por e madhe në veprim: e zhvilluar për fëmijë mbi 5 vjeç,furçja CS smart për fëmijë duket si  versioni për të rritur CS 5460 ultra soft.Versioni për të rritur ka 5460 fije ultra të buta Curen® . Ndërsa CS smart ka 7,600 fije Curen® të cilat janë edhe më të holla se ato të CS 5460,me një diametër 0.08mm.Nuk është surprizë që fëmijët nuk janë të vetmit që e duan butësinë e CS smart. Profesionistët dentarë që testuan këtë furçë janë gjithashtu të kënaqur dhe ua rekomandojnë atë edhe të rriturve.

Mjetet ndihmuese - CS smart

CS smart

  • E zhvilluar për fëmijë mbi 5 vjeç
  • Kokë super e vogël për larje të saktë dhe të jashtëzakonshme të dhëmbeve
  • 7,600 fije CUREN® me diametër 0.08 mm
  • Mbajtëse oktagonale për pozicionimin e duhur të furçës
  • Tepër e butë,delikate dhe efikase
  • E preferuar edhe nga të rriturit

Mjetet ndihmuese - Brushing damage? ATA helps

Brushing damage? ATA helps

Our ATA toothbrush is quite simply a stroke of luck for people with brushing damage: it’s almost impossible to brush teeth with any pressure using the ATA. This is because the round handle has no depression for the thumb and motivates people to hold it with the fingers. It is practically impossible to grip it with the fist and this helps reduce pressure of brushing to a minimum. It makes the ATA the ideal training toothbrush: the technique of cleaning each tooth individually is trained just as exactly as is using soft bristles without pressure. And once the pressure is removed, the gums can recover and even regenerate.

Mjetet ndihmuese - Teknikë pastrimi për adhuruesit e kërcimit

Teknikë pastrimi për adhuruesit e kërcimit

Si duhet ti pastroj dhëmbët e mi?Loja është të ushtrosh sa më pak forcë.Por mbi të gjitha duhet të bëni lëvizjë të vogla rrethore me furçën tuaj. Ju duket e vështirë? Atëherë provoni këtë: Relaksohuni dhe vendosni muzikë Amerikano jugore-salsa,samba apo diçka të ngjashme dhe lejoni lëvizjet pastruese të vijnë nga fundshpina juaj.Me të njëjtin ritëm që po lëvizni fundshpinën tuaj ,lëvizni furçën mbi dhëmbët tuaj:në rrathë të vegjël dhe të butë.

Mjetet ndihmuese - Furçja CS 5460 ortho për telat e dhëmbëve

Furçja CS 5460 ortho për telat e dhëmbëve

Kjo furçë dhëmbësh ka një hapësirë të posaçme. Në të kaluarën ,ishtë sfidë e vërtëtë të pastroje telat e dhëmbëve dhe dhëmbët në mënyrë të përshtatshmë por tani është CS 5460 ortho me hapësirën e saj të veçantë për telat. Fijet 5,460 CUREN® pastrojnë telat,dhëmbët dhe gengivat me delikatesë dhe kujdes duke dhënë rezultate të jashtëzakonshme

Mjetet ndihmuese - Furçja CS single është zgjedhja e duhur për të motivuarit

Furçja CS single është zgjedhja e duhur për të motivuarit

Eshtë vërtet një furçë? Nuk ka mënyrë më të mirë për të larë dhëmbët: secilin më vete për të pastruar edhe vijën e gengivave plotësisht si dhe vetë gengivat. Jiri Sedelmayer zhvilloi teknikën pastruese solo dhe CURAPROX projektoi furcën single e cila është e duhura për këtë lloj pastrimi:jo vetëm që ka fije CUREN® por edhe një kokë cilindrike ose  konike.Pse është e rëndësishme kjo?Furçja dhe koka e tillë janë dizenjuar në mënyrë të tillë që fijet të përshtaten me anatominë e vijës së  gengivave plotësisht. CS single rekomandohet gjithashtu edhe për njerëzit që mbajnë tela dhe implante---apo thjesht për kënaqësine e të pastrimit perfekt të dhembëve,rezultate thjesht të jashtëzakonshme

Mjetet ndihmuese - Furçja post-kirugjikale:CS surgical mega soft

Furçja post-kirugjikale:CS surgical mega soft

Nuk është  e thjeshtë të ruhet higjena orale pas një ndërhyrjeje kirugjikale në gojë ,me inflamacion dhe gjatë rrezatimit të kavitetit oral.Nevojitet përkujdesje speciale e butë dhe delikate.Duke pasur këtë në mëndje u krijua furçja CS surgical mega soft.Kjo furçë ka më shumë se 12,000 fije ultra të holla,secila me një diametër prej 0.6 mm duke e bërë ekstremisht të butë në mishërat e dhëmbëve dhe në dhëmbë.

Mjetet ndihmuese - Sensitive Young

Sensitive Young

Kjo është një furçë e provuar dhe testuar për fëmijët më të rritur.Ka një kokë të vogël në mënyrë që të arrijë të gjitha skajet e gojës.Ka gjithashtu një qafë të shkurtër e cila e bën të lëhtë për tu mbajtur dhe sigurisht fijet tona të buta dhe efektive CUREN®

Mjetet ndihmuese - Përkujdesje e butë dhe argëtuese nga dhëmbi i parë me CURAkid

Përkujdesje e butë dhe argëtuese nga dhëmbi i parë me CURAkid

Më në fund bebat dhe fëmijët që ushqehen me gji mund te argëtohen duke pasur dhëmbë të pastër sapo dalin dhëmbët e parë.Duke përdorur fijet tona unike CUREN®më të vegjëlve u sigurohet një eksperiencë e butë dhe e këndëshme për pastrimin e përditshëm të dhëmbëve si dhe mbrojtje të mukozës orale . Koka CURAkid është shumë e ngushtë dhe e mbrojtur nga një mbështjellëse plastike në mënyrë që asgjë mos dëmtohet në gojë.Kjo furçë është zhvilluar në bashkëpunim me Prof. Dr. med. dent. Adrian Lussi dhe Dr. med. dent. Nadia-Marina Kellerhoff në Universitetin e  Bernës.

xs
sm
md
lg