BUZËQESHJE

Fill dentar apo furçë ndërdhëmbore?

Për boshllëqet në mes të dhëmbëve ,furçat ndërdhëmbore CURAPROX pastrojnë më efektivisht se filli dentar - dhe në të vërtetë janë më të lehta për t'u përdorur

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Për boshllëqet në mes të dhëmbëve ,furçat ndërdhëmbore CURAPROX  pastrojnë  më efektivisht se filli dentar - dhe në të vërtetë janë më të lehta për t'u përdorur

Furçe dhëmbësh, pastë dhëmbësh , fill dentar . Këto tre mjete ndihmuese në higjienën e përditëshme orale gjënden zakonisht në çdo tualet. Por, një numër gjithmonë e më i lartë i kabinetave të banjos përmbajnë diçka ndryshe – furçat tepër të vogla me mbajtëse shumëngjyrëshe : furçat ndërdhëmbore .

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Dëmtim për shkak të fillit dentar

Dëmtim për shkak të fillit dentar

Furcat ndërdhëmbore ne të vërtetë janë shumë më superiore se filli i dyllosur për pastrimin e hapësirave midis dhëmbëve per dy arsye :

Së pari , për shkak se qëllimi i mirë për të pastruar tërësisht boshllëqet në mes të dhëmbëve me filli dentar shpesh çon në dëmtim të tyre. Nëse filli dentar përdoret shumë fort , fija gërvisht dhe dëmton gengivën.Nga ana tjetër, dëmtimi i mishrave nxit infeksionin pasi bakteret e dëmshme mund të fitojnë një terren më të mirë.

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Filli dentar është i paefektshëm

Filli dentar është i paefektshëm

Së dyti , edhe filli më cilësor dentar është i mirë vetëm për pastrimin e dhëmbëve të përparmë . Të gjithë dhëmbët e tjerë kanë formë anatomike të tille që boshllëqet mes tyre nuk mund të arrihen me fije dentare . Sipërfaqet e tyre anësore lakohen nga brënda , kështu që filli terhiqet mbi asgjë . Për më tepër, ju jeni keni bindjen se keni bërë gjithçka që duhet për higjienën orale . Periodontitis , sëmundja tinëzare e nofulles , ende mund të ndodhë , duke çuar në mënyrë të pashmangshme në humbjen e dhëmbit gjatë dekadave

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Të përshtatëshme edhe për sipërfaqet kritike

Të përshtatëshme edhe për sipërfaqet kritike

Kjo është arsyeja perse gama e furçave ndërdhëmbore CURAPROX CPS prime është duke u bërë gjithnjë e më e njohur . Ato janë te disponueshme në madhësi të ndryshme në bazë të kërkesave tuaja dhe janë bërë prej teli jashtëzakonisht të hollë CURAL® . Asnjë furce tjetër nuk ka fije kaq të vogla dhe të holla por të forta dhe të qëndrueshme .Fijet e gjata arrijnë në të gjitha qoshet kritike dhe boshllëqet midis dhëmbëve dhe pastrojnë këto hapësira butësisht dhe pa i dëmtuar. Nëse përdoren siç duhet , ato parandalojne halitozën, kariesin e dhëmbëve anësorë dhe periodontitin .

Përdorimi i duhur i një furçeje ndërdhëmbore ka nevojë për eksperiencë. Megjithatë , furçat ndërdhëmbore CURAPROX janë ultra të tholla dhe përdorimi i tyre është jashtëzakonisht i lehtë : shtyje brënda , tërhiqe jashtë , u bë!

xs
sm
md
lg