BUZËQESHJE

Fije të forta apo të buta?

CURAPROX CS 5460 furçë dhëmbësh : mijëra filamente të buta CUREN® janë të forta mbi pllakë

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - CURAPROX CS 5460 furçë dhëmbësh : mijëra filamente të buta CUREN® janë të forta mbi pllakë

Fijet e forta të kombinuara me teknikën e gabuar të larjes shpesh janë shkaktarët për tërheqjen e mishrave të dhëmbëve. Njerëzit të cilët preferojnë furça dhëmbësh me fije të forta shpesh përdorin shumë presion - edhe nëse pastrojnë me lëvizje të vogla rrethore , siç rekomandojnë profesionistët dentarë .

Të rinjtë , në veçanti , dëmtojnë vijën gengivale me furça të forta. Kjo mënyrë pastrimi është më dëmtuesja pasi ajo bëhet me besimin se ata janë duke bërë diçka të mirë për dhëmbët dhe mishrat e tyre . Të rinjtë në veçanti i kushtojnë shumë vëmendje higjienës orale dhe kështu kanë tendencë për të dëmtuar sulcusin ( vijën gengivale ) me larje të forta dhe të shpeshta me fije që janë shumë të forta.

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Fijet e forta favorizojnë forcën e tepërt

Fijet e forta favorizojnë forcën e tepërt

Dëmi shkaktohet kur presioni i tepert është transferohet në vijën gengivale dhe në mishrat e dhëmbëve nga fije mesatarisht të forta ose shumë të forta. Ajo që ndryshon është se ju nuk mund ta ndjeni atë . Pasojat : sulcusi dhe mishrat tërhiqen ngadalë dhe , me kalimin e kohës , qafa e dhëmbëve ekspozohet dhe bëhet shumë e ndjeshme ndaj dhimbjes.

Profesionistët dentarë në hulumtime shkencore , mësimdhënie dhe praktika dentare rekomandojnë furça me fije të buta dhe të holla : nëse fijet janë të buta , ato nuk mund të bëjnë ndonjë dëm . Nëse ato janë gjithashtu edhe të holla, mund të depertojnë në sulcus mirë ,aty ku butësisht largojnë bakteret e dëmshme . Kjo është e rëndësishme , pasi kjo është zonë e paarritshme dhe lehtësisht e dëmtueshme. Eshtë zona ku bakteret grumbullohen në numër të madh .

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - 5,460 arsye për furçat e buta

5,460 arsye për furçat e buta

Një furçë CURAPROX CS 5460 ultra soft i plotëson të gjitha këto kritere . Fijet e saj ose filamentet siç quhen , janë aq të holla sa mund të hynë lehtesisht në hapësirën midis dhëmbit dhe gengives për të pastruar butësisht dhe pa dëme . Furçja e dhëmbëve CURAPROX përdor filamente CUREN® . CUREN® përthith në mënyrë të konsiderueshme më pak ujë se najloni , i cili përdoret në furçat standarde të dhëmbëve. CUREN® qëndron i qëndrueshëm edhe kur laget kështu koka e furçës se dhëmbëve nuk shtrëmbërohet dhe ruan formën e saj për një kohë të gjatë.

Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS® - Siperfaqe pastruese e dendur dhe e bute

Siperfaqe pastruese e dendur dhe e bute

Këto 5,460 filamente, një numër jashtëzakonisht i lartë filamentesh , janë vendosur dendur në një kokë kompakte . Kjo siguron efikasitet të nivelit të lartë : me çdo lëvizje pastruese , një furçe ultra soft CURAPROX CS5460 heq shumë më tepër pllakë se sa fijet e rralla të furçave të forta.
Nëse kjo shoqërohet me teknikën e duhur pastruese, jemi në rrugën e duhur për një shëndet oral ekselent.

 

xs
sm
md
lg