TEMAT
Duke u kujdesur për implantet qëndroni të shëndetshëm
Një implant është si një dhëmb natyral dhe higjiena e kujdesshme orale është e rëndësishme - me fjalë të tjera ,siguroni mishëra te shëndetshëm dhe jetëgjatësinë e implantit tuaj

Njerëzit të cilët kanë probleme me përtypjen dhe te folurit për shkak të humbjes së dhëmbëve dhe ata që janë ne siklet për të buzëqeshur tani mund të lehtesohen: implantet me cilësi të lartë , të bëra në mënyrë individuale dhe të implantuar nga specialistët dentarë përmirësojne jetën dhe normaliteti i kërkuar prej kohësh i rikthehet jetës së përditëshme.
Me higjienë orale të kujdesëshme dhe mbikëqyrjen e rregullt mjekësore , implantet mund të zgjasin për dekada –për sa kohë kujdesi ndaj tyre bëhet ashtu si duhet

Parandalimi i sëmundjeve gengivale
Implantet dentare kërkojnë kujdes të veçantë : sipërfaqet e implanteve dhe zonat e paarritshme duhet të pastrohen me kujdes . Kjo përfshin vijën gengivale rreth implantit . Këtu preferojnë bakteret e dëmshme të grumbullohen. Nëse per implantet nuk eshte treguar kujdes , rezultati mund të jetë sëmundje te gengivave si mukositis dhe peri - implantitis .
Ndërsa indi i bute rreth implantit është inflamuar me mukositis, kocka është prekur gjithashtu në peri - implantitis . Çrregullime si këto janë të zakonëshme : studimet tregojnë se 80% përqind e individeve qe mbajne implante vuajnë nga mukositis dhe deri në 56% e tyre vuajnë nga peri - implantitis . Vetëm kujdesi i rregullt ndaj implantit parandalon sëmundje të tilla