Sistemi i  Klorheksidinës CURASEPT ADS®

CURASEPT ADS®

Sistemi i Klorheksidinës CURASEPT ADS®

Ndonjëherë ,kontrolli kimik i pllakës bakteriale duke përdorur klorheksidinë (CHX) është i domosdoshëm, për shëmbull pas ndërhyrjeve kirugjikale.Curasept ADS®  është klorheksidinë e cila nuk shkakton çngjyrosje të dhëmbëve dhe nuk ndikon në shije.Përmban edhe HA…dhe HAP.

Kontroll kimik i pllakës bakteriale

Ky është një shpëlarës goje i cili ruan efikasitet të plotë të klorheksidinës  (CHX) dhe mban efektet anësorë në minimum falë sistemit ADS® Anti-Discoloration System: parandalon çngjyrosjen e kaftë të dhëmbëve, nuk ndryshon shijen -- efekt maksimal i CHX . 

 

Efekt maksimal i CHX, efekte anësore minimale, kompliancë maksimale.

Studime të randomizuara dyfish dhe trefish të verbëra me  CURASEPT ADS® konfirmojnë efikasitetin e CHX dhe ADS ® (Anti-Discolouration System). Këto studime përforcohen dhe mbështetën në praktikën ditore pasi gjithmonë e më shumë profesionistë dentarë u rekomandojnë pacientëve të tyre CURASEPT ADS®.

Mjetet ndihmuese - Gjithmonë e më shumë

Gjithmonë e më shumë

Përse profesionistët përshkruajnë CURASEPT ADS®  si trajtimin e përzgjedhur me klorheksidinë në shumë praktika dentare? Këta ekspertë duan të sigurohen që pacientët e tyre e zbatojnë rekomandimin.Në kontrast me shpëlarësit e zakonshëm me CHX , CURASEPT ADS® nuk shkakton përndryshime të shijes. Gjithashtu nuk shkakton çngjyrosje të kaftë të dhëmbit. Sigurisht, ky sistem frenon pllakën bakteriale në mënyrë efikase dhe të besueshme. Ky efekt është konfirmuar nga studime të randomizuara dyfish dhe trefish të verbëra. Rezultati: CURASEPT ADS® siguron kompliancë të lartë

Mjetet ndihmuese - CURASEPT ADS® – sistemi me efekt afat-gjatë

CURASEPT ADS® – sistemi me efekt afat-gjatë

Stomatologjia pa klorheksidinë nuk mund të imagjinohet:CHX ka veti të shkëlqyera antibakteriale dhe konsistencë të larte, çka do të thotë që ajo qëndron aty ku aplikohet dhe si pasojë e kësaj ruan efektin e saj në gojë për një kohë të gjatë.Ky është efekti afat gjatë i klorheksidinës.Pamvarsisht kësaj ky efekt duhet përforcuar.Për këtë arsye ne krijuam një pastë dhëmbësh e cila kombinohet më së miri me shpëlarësin.Pasta përmban klorheksidinë me ADS®. Nuk përmban SLS(LAURIL SULFAT I NATRIUMIT): SLS ndikon në funksionin e CHX .Eshtë një agjent shkumues tepër i diskutueshëm i cili gjëndet pothuajse në të gjitha pastat e dhëmbëve. Curaprox është tërësisht pa SLS 

Mjetet ndihmuese - Efekt maksimal i CHX dhe efekte anësore minimale

Efekt maksimal i CHX dhe efekte anësore minimale

Studimet kanë treguar që CURASEPT ADS® është efikas. Këto studime janë standarte dhe specifike: janë të randomizuara dhe zhvillohen si studime dyfish dhe trefish të verbëra me një numër  të lartë pjesëmarrësish për të siguruar rezultate domethënëse.

Për shëmbull,tre nga këto studime (Cortellini, Basso dhe Bernardi)dolën në rezultatet e mëposhtëme  :

  • CURASEPT ADS® funksionon njësoj siç duhet të funksionojë një shpëlarës oral me CHX .
  • Për më tepër , CURASEPT ADS® nuk çngjyros dhëmbët.
  • CURASEPT ADS®  nuk përndryshon shijen .

Studimet e  randomizuara dyfish dhe trefish të verbëra janë njëri aspekt . Aspekti tjetër janë  profesionistë dentarë të cilët përdorin CURASEPT ADS® në praktikën e tyre jo vetëm në Zvicër por në të gjithë botën . 

Santos për CURASEPT ADS®

«Shpëlarësi i gojës  ADS  shkakton më pak ngjyrosje dentare tek pacientët me periodontit kronik dhe është njësoj efektiv si një agjent antipllakë dhe kundër gengivitit krahasuar me shpëlarësit të cilët kanë klorheksidinë 0.2% gjatë një përdorimi 15 ditor » Santos (2011)në një studim krahasues dyfish të verbër ,të randomizuar, transversal tek pacientët me periodontit kronik (Carols Solis, Antonio Santos, Jose ́ Nart, Deborah Violant: 0.2% Chlorhexidine Mouthëash Ëith an Antidiscoloration System Versus 0.2% Chlorhexidine Mouthëash: A Prospective Clinical Comparative Study, Journal of Periodontology 2011, Vol. 82, No. 1, 80-85)

Cortellini për CURASEPT ADS®

“Klorheksidina me ADS është po aq efiçiente në reduktimin e shenjave të inflamacionit të gengivave krahasuar me një shpëlarës gojë me klorheksidinë”. Cortellini në një studim klinik trasversal, të randomizuar dhe trefish të verbër i cili u zhvillua në një qëndër të vetme  (CORTELLINI P, PINI PRATO G, TONETTI M ET AL. Chlorhexidine ëith an Anti Discoloration System after periodontal flap surgery: clinical trial. J Clin Periodontol 2008; 35: 614-620)

Bernardi për CURASEPT ADS®

“Pas dy javësh , nuk u gjet asnjë ndryshim domethënës mes një shpëlarësi i cili përmban klorheksidinë dhe një tjetri me klorheksidinë+ADS .Ky krahasim u mat nga Indeksi i Pllakës dhe Indeksi Gengival”. Bernardi në një studim internacional të kontrolluar, transversal ,dyfish të verbër (BERNARDI F, PINCELLI MR, CARLONI S ET AL. Chlorhexidine ëith an Anti-Discoloration System. A comparative study. Int J Dent Hyg. 2004; 2: 122-6

Basso për CURASEPT ADS®

“Indeksi i pllakës bakteriale dhe indeksi gingival kanë treguar një prirje  të ngjashme mes një shpëlarësi tradicional me klorheksidinë dhe një shpëlarësi me klorhesidinë+ADS”. Basso në një studim Italian te kontrolluar, të randomizuar,trasversal,dyfish të verbër (BASSO ET AL. A modified mouthëash, to reduce the discoloration caused by chlorhexidine. Dental Cadmos, set 76 (7), 2008)

xs
sm
md
lg