TEMAT

Bakteret – pushtimi i gojës

Kariesi , gengiviti, periodontiti –këto fjalë të profesionistëve dentarë janë në buzët e të gjithëve , por çfarë do të thonë këto terma ?

Mjetet ndihmuese - Kariesi , gengiviti, periodontiti –këto  fjalë të profesionistëve  dentarë janë në buzët e të gjithëve , por çfarë do të thonë këto terma ?

Rreth 50 miliardë baktere banojnë në gojët e njerëzve . Llojet më të rrezikshëm janë streptokokët. Ata depozitohen në sipërfaqen e dhëmbit dhe jetojnë kryesisht me sheqer . Nga metabolizmi i tyre prodhohen acide organike që shkrijnë shtresën e fortë mbrojtëse të smaltit të dhëmbit , afërsisht 2.5 milimetër të trashë. Nëse mikrobet depërtojnë deri në dentinë , në dhëmbë mund të formohen vrima. Pa trajtim tuli dentar inflamohet dhe si rezultat shkaktohen dhimbje të forta

Mjetet ndihmuese - Shmangni ushqimet me sheqer

Shmangni ushqimet me sheqer

Bakteret vendosen në zona si sipërfaqja okluzale e dhëmbit, në mes te dhëmbëve dhe përgjatë vijës gengivale rreth dhëmbit - me fjalë të tjera , në vendet prej të cilave është e vështirë për t’i hequr dhe ku mund të zhvillohen të pashqetësuara .

Për shkak se bakteret konvertojnë karbohidratet në acide , prishja e dhëmbëve do të favorizohet nga ëmbëlsirat , ushqimi dhe pijet që përmbajnë sheqerna (duke përfshirë fruktozë dhe laktozë ) . Nëse acide të tilla si ato që gjënden në lëngjet e frutave u shtohen ushqimeve të mesipërme, smalti pëson demtime të mëtejshme

Mjetet ndihmuese - Periodontiti është gjerësisht i zhvilluar

Periodontiti është gjerësisht i zhvilluar

Ndërsa kariesi shkatërron vetëm dhëmbin , sëmunda periodontale prek të gjithë aparatin ankorues të dhëmbit - Së pari mishrat dhe pastaj gradualisht nofullën dhe indet që lidhin rrënjën e dhëmbit me kockën e dhëmbit . Sëmundja periodontale shkaktohet edhe nga bakteret dhe zhvillohet ngadalë gjatë dekadave . Ndryshe nga prishja e dhëmbëve , dëmtimi i periodontium vështirë se mund të riparohet dhe shpesh rezultati eshte humbja e dhëmbit . Edhe më keq : rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me zhvillimin e sëmundjeve periodontale ..

Shenjat e para të fillimit të periodontitit janë mishrat e inflamuar . Mishrat e gjakosur janë shpesh një tregues i qartë i periodontitis . Një në pesë njerëz mbi moshën 40 vjeç është prekur nga ky problem - në këtë moshë , njerëzit humbasin dhëmbët e tyre me tepër për shkak të mostrajtimit të mishrave të gjakosur sesa për shkak të prishjes së dhëmbit.

Mjetet ndihmuese - Shëmbujt drejtojnë drejt profilaksisë

Shëmbujt drejtojnë drejt profilaksisë

Praktikuesit kryesorë dentarë deri tani punën e tyre parandaluese e kanë përqendruar në luftën kundër sëmundjes periodontale dhe i kanë dhënë prioritet mirëmbajtjes së zonës periodontale . Profilaksia periodontale moderne rezulton në parandalimin e kariesit , sepse të dy kanë të njëjtin qëllim:heqjen e pllakës bakteriale . Në fund ajo është shkaku edhe për kariesin edhe për inflamacionin gingival ashtu si edhe për sëmundjet periodontale.

Specifikisht:pastrimi i duhur i dhëmbëve dhe hapësirave ndërdhëmbore janë kushtet për mbajtjen e dhëmbëve gjatë gjithë jetës . Keto procese kërkojne një furçë dhëmbësh , një furçë ndërdhëmbore dhe një fill dentar .

Prishja e dhembit të riparohet . Gengiviti mund të shërohet ( dhe mjaft lehtë me furçë dhe fill dentar) . Megjithatë, sëmundja periodontale nuk është e shërueshme . Kujdesi i mirë oral është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë proces - veçanërisht pasi ai mund të jetë një kënaqësi e vërtetë me produktet e duhura .

xs
sm
md
lg